Kam ra n’dashni, e kam marrë vesh
nga mënyra qysh e shikoj,
qysh n’palcë e ndjej,
nga zjermi që lëshojnë trupat
n’shtratin e flakosur t’dashunisë,
qysh e ndigjoj fjalën e tij
e nuk baj ma çka m’bën t’lumtun.
Valla n’dashni kam ra, e di,
e nuk ia mohoj vetes këtë t’mirë.
Kam ra n’dashni e kam marrë vesh ma,
jam mbyll n’shpi e po du veç atë me pa,
sytë m’terrnohen veç kur menoj që s’e shoh.
Kam ra n’dashni tu e pa veten tu u ngulfat,
po mbes krejt pa frymë kur jam afër tij.
Kam ra n’dashni, kam ra…
kokë e këmbë jam zhytë n’detin e thellë t’saj.
