Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritElvira Zeneli-MIDIS DETIT E MALIT

Elvira Zeneli-MIDIS DETIT E MALIT

MIDIS DETIT E MALIT

Dua të hyj në këngën tënde
Po s’më pranon ky det,
As si Bukuroshja e Durrësit,
As si Dea e Butrintit nuk më pranon!


Ngjitem malit përpjetë,
Uloke,
Mbeshtetur mbi dy shkopinj,
Po as mali s’më pranon,
As si Zanën a Orēn e tij…


Jetime mbeta,
Pa një kënge epike!
… Do mbetem trëndafil i çelur,
Të erëmoj veç lirikë.


Do shtegtoj,
Do ulem të pushoj buzë rrugëve
Duke degjuar tingujt magjikë të muzës sate,
Duke ëndërruar nektarin e buzëve të tua…!


Vetëm e tillë do të hyj në këngën tënde,
Midis detit e malit,
Që petalet të mos më thahen kurrë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT