Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritEnver Sahiti-Te ty po vi Dardani

Enver Sahiti-Te ty po vi Dardani

Po kthehem
Aty te ti do vi
N’atedhe
N’ato rruge zhavori
të mbuluara n’asfalt
Të kthehem përsëri.


Shetita anë e kënd n’Europë
N’metropole bezdisur
me plot turma njerëzish
ku kerkonin jetën,
e lumturinë pa fund,
Por nuk e gjetën
sepse nuk është askund
Si në vendlindje aty n’katun.


Morrëm rrugët e botës
e askund nuk gjetëm qetësi
U venitën shpresat kur mbërrimë atje,
sepse i kishim egot e mëdha
Se gurbeti do ketë lumturi,


Por asesi nuk munda ta gjejë
Atë ngrohtësi dashurie
përpos si në ty atëdhe,
tek ty e bukura Dardani.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT