Në shpatullën time të drobitur
ka bërë fole një zog i fjetur.
Çukit përmbi gjakun tim
sa herë që ma ndjen trishtimin,
dhe më kujton se zemra ime e vjetër
ka diell të digjet edhe mijëra shekuj.
Pastaj m’i shpalos në pasqyrë
hiret e Perëndisë mbi trupin tim.
Ma rrëfen butë se jam gjallë,
dhe, e tradhtuar me kast,
për të mbijetuar.
