Bijtë e një Nëne në çdo
dhimbjeje që po e lusin
Bijtë e ligjshëm në një
iluzion qëndresës,
U nxjerrin sytë,
e u shkulin fytin,
Zemra rrëshqet midis
thembrës dhe shputës.
Tundet mëndja
që e ka inat filizat,
Dhe i nxjerrin jashtë
zemrat e pafajshme,
Të përkul në mendime
dhe hamendjet i zgjat,
Që lënë vetëm plagë dhe
djegie të mundimshme!
Do dhe kërkon shpjegime
të drejtpërdrejta,
Që ngjallin si pendim ashtu
edhe hakmarrje,
Të veshur me urrejtje
e me duar të ndyta,
Të ngren lart në mëritë të
përkohshme varur në heshtje.
Që vetëm sa e forcojnë
dhimbjen tënde.
Të skalit dhe të zbraz
fytyrën e zbrazur të zhgënjimit,
Shikimin tënd të tronditur
për atë vëndë,
Në errësirë fshin
çdo formë dhe ngjyrë
duke lënë vetëm
skicat e iluzionit.
Godet mëndjen që humbet
rrugën në përkushtim,
Asgjë nuk e ndihmon më,
as filozofia jote që ta mbaj,
Midis valëve të braktisjes
që u ul në pranim,
Rërë në një orë me rërën
mat dorëzimin e saj.
Në qetësinë e papritur, ti kalbesh
dhe nga jashtëqitjet e tua,
Do që të lulëzosh përsëri
në një iluzion tjetër a thua!?
