Harliset vasha kur piqet qershia,
Ëmbël i qesh buza si mollë e kuqe;
Si lavë vullkani shpërthen dashuria,
Hirësisë së saj, pa teke e huqe.
Oazë e trëndafiltë këmisha jote
Me flokun mëndafsh mbi supe hedhur
Nga nuri yt dalldisen stinë e mote
Hijeshia e botës si lumë në ty derdhur.
Toloviten ëndrrat në qiellin e tetë
Sa herë pulit syrin puthjes së afshtë
Sundimtar bote është dashuria vet
Ç’mëkat është ty mos me të dashtë!?
