BallinaVitrina e libritSibel Halimi-NUK I KAM BORXH KOHËS

Sibel Halimi-NUK I KAM BORXH KOHËS

Vetëm një kapelë mbi mendime
Copë qiell që të mos më rëndonte shikimin
Diell që t’i tretë hijet e mia
I deshta
Pa më pyetur për errësirat

Tokë ku të ecja lehtë,
Si varg që nuk ka nevojë për fund
E lirë të mos ktheja kokën pas
E djeshmja është vetëm dimension kohe
bartëse e kujtimeve
Jo e zinxhirëve

Të mos e kërkoj ditën e nesërmen
Siç nuk e kërkon lumi detin
Deshta
Të mjaftonte ky qiell me diell e tokë
Që liria të mos ishte mbërritje
Por ekzistenca ime

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT