Qëndron vetëm në katër mure,
eh moj nënë, malli të than,
puth djepin që s’e tund më,
lotët derdhen karvan.
Pret te pragu i derës heshtur,
filxhani në dorë i dridhet,
zemra e nënës është tretur,
ora n’kujtime i ngjitet.
Dhe kur shtron e mjera tryezën,
flet me vete si fëmi,
eh, kjo bukë si gjemb më tretet,
plaket shpirti n’vetmi.
