Sunday, April 19, 2026
BallinaVitrina e libritMentor Thaqi-O HERO

Mentor Thaqi-O HERO

Rrodhi koha, rrodhen motet
Por ti je gjithmonë i ri
Për ty nderimi ynë nuk kotet
Përjetësisht o Hero Sali!

Ti o Burrë i Madh i Dheut
O kreshnik fjale dhe veprimit,
O Hero n‘Kauzë t‘Atdheut,
Pusho i qetë përkrah Agimit!

Nga Kosharja Legjendare
Ia lëshon vështrimin Atdheut,
Rrethuem heronjsh në lapidare
Në ballë Flamurin e Skënderbeut!

Sot është Dita e Rilindjes tënde
E vulosur në Përjetësi
Të mbajmë në zemër me shumë ëndje
Krenari t‘kem o Sali!

Rrasa e Zogut dhe Gjeravica
Nuk janë ma t‘nalta se pahu yt
Heroizmi dhe sakrifica
Të bëjnë t‘pavdekshëm o Kreshnik!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT