Shpirti bën debat me moshën,
dhe i thotë: kapu pas meje,
shpirti qesh me të në heshtje,
i thotë: jo, moshë, nuk vij pas teje.
Unë s’kam faj se ti po ikën,
koka nuk kthehet më mbrapa,
shpirti s’do ta dijë për moshën,
vitet janë vetëm “dekada”.
Bashkë, o shpirt, kemi jetuar,
kemi qeshur, kemi qarë,
kemi dashuruar shumë,
sot të dy jemi shumë larg.
E, o shpirt, nuk m’i sheh rrudhat,
duart e mia s’m’i ke parë,
flokët filluan të thinjen,
sot më vjen për të qarë.
Hajde, moshë, vendosim paqe,
nuk do të zihemi më kurrë,
do t’i grisim kalendarët,
shpirti s’plaket, s’njeh moshë kurrë.
