BallinaVitrina e libritMimoza Leskaj-Kohët U Zgjuan!

Mimoza Leskaj-Kohët U Zgjuan!

Po flasin me vete kohët, përplasin këmbët
Tunden themelet prej forcës së tyre.
Disa i quajnë kapriço, disa të tjerë, të marrë
E ndërkohë, kohët përballen, në ikje.
Urrejnë njëra-tjetrën.

Ti je aty në mes, ndeshesh me tò!
Njëra anë e shkuara si një përbindësh
Fort të ka zënë prej fyti.
E tashmja përpëlitet e pashpresë përgjatë mendjes
E ardhmja e pasigurtë, së bashku të mbytin.

Majtas një forcë e litarit tërheq, djathtas po ashtu
Këmbët përplasen, dhëmbët kërcasin.
Janë kohët që përleshen, ato po zgjohen.
Shumë paskan fjetur, sa shumë!

Zërat nga përtej sa vijnë e shpejtohen
Nuk është koha për poezi a dëgjon?
Veshëve buçet përplasja e këmbëve,
Dy kohët në shesh dhe një grusht me gladiator!

Zërat tashmë mbritën. Këmbët përplasen.
Kohët u zgjuan

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT