BallinaVitrina e libritValbona Ahmeti-MREKULLIA E BRISHTË

Valbona Ahmeti-MREKULLIA E BRISHTË

Ndjenjës së brishtë i dha jetë
Pa asnjë drojë nga vështrimet e botës,
aty fshihej mrekullia e vërtetë,
si zambakët e rrallë që çelin
nga petalet më të ndjeshme.
Rrëzohej, por s’u mbështet te fjalët,
që treteshin si kristale të thyera në ajër.
E kuptoi se duhej ta ndiqte ëndrrën,
se vetëbesimi qenka si një rrënjë e thellë lisi,
që të mban të patundur përballë çdo stuhie.
Qëndroi larg atyre
që kënaqeshin me dështimet e të tjerëve.
Kur u bë mik me librin,
vetmia mbeti pa emër.
Nuk dëgjoi zërat e dorëzimit,
por ndoqi hapat e atyre që ia dolën.
I hapi dritaret së vërtetës,
ajo kishte lindur për të ecur në dritë,
nën krahët e diellit!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT