BallinaVitrina e libritValbona Hadri-Durrësi i Bekuar

Valbona Hadri-Durrësi i Bekuar

Vështroj tej largësive, e mbetur pa fjalë,
Frymimet e mia i ngjajnë mrekullive,
Një botë e tërë, veshur në kristal,
Si reflektim i kaltërsive.

Dallgë që vallëzojnë me njëra-tjetrën,
Ku vallë je fshehur, shpirti im?
Pranë heshtjes tënde deti heshtte,
Dhe unë pranë tij, si një vazhdim.

Nuk shoh askund gjurmë sirenash,
Ato pushojnë në këto orë,
Tek rrënjët e Torrës, nën bedenat,
Një mbret ilir po vë kurorë.

Të falem, det, që je këtu,
Në brigjet tona të lavdisë,
Pikturë e thellë me nuanca blu,
Magji e jetës dhe dashurisë.

Nga lindja fryjnë ca fllade blu,
Përveç meje, zhurmë tjetër s’ndihet,
Kam bërë kaq rrugë për të qenë këtu,
Të flas me brigjet dhe anijet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT