Shumë gjëra pashë në këtë jetë
Pashë njerëz të mirë sa s’ka më
Kishte njerëz shumë të vërtetë
Por dhe të atillë që s’vyenin gjë.
Kam parë vërtet njerëz të mirë
Por pak, në gishta numroheshin
E më shumë kam parë të atillë
Që bënin keq e s’turpëroheshin.
Kam parë edhe të varfër por bujarë
T’u hysh në konak, ta lënë syrin çelë
Disa i kam parë kokëtrashë si gomar
Kam parë edhe shumë teveçelë.
Kam rastisur dhe aso të padijshëm
Më besoni njerëz, ju betohem në Zot
Djallëzitë e të këqijve i hanin shijshëm
Sot e kësaj dite ata jetojnë kot.
Edhe të uritur kam parë, bile shpesh
Atë bukë që kishin, bashkë e kanë ndarë
Të uriturit shumë lehtë merreshin vesh
Kaq pushtetarë t’pangopur s’kisha parë!
