Saturday, July 27, 2024
BallinaShowbizPostimi prekës i Vin Diesel për Paul Walkerin bëri për të qarë

Postimi prekës i Vin Diesel për Paul Walkerin bëri për të qarë

 Vin Diezel ka emocionuar ndjekësit e tij me postimin e fundit në Instagram.

Aktori i njohur ka publikuar një fotografi të vajzës së tij Haini Riley Sinclair dhe vajzës së Paul Walkerit, Meadow.

Në përshkrimin poshtë fotos, Diesel kujtoi ditën kur i tregoi Walkerit se do të bëhej baba për herë të parë, pikërisht i Hainas. Gjithçka ndodhi në xhirimet e filmit “Fast and the Furious” më 2008.

“Kur mbaruam xhirimet atë ditë, ti më pyete se çfarë po mendoja. Gjithmonë e dije kur diçka ishte në mendjen time. Unë ju thashë se do të bëhesha me fëmijë dhe nuk e dija çfarë të prisja në spitalin ku shkova pas punës”, ka shkruar aktori.

“Nuk do ta harroj kurrë atë që më thatë… Ju thatë se shumë djem të fortë do të më thoshin të prisja jashtë dhomës së lindjes, por kjo është gjë gabuar. ‘Hyni atje, në fakt priteni kordonin e kërthizës dhe do të jetë dita më e mirë e jetës suaj’ kujtoi Diesel këshillën e Walkerit.

“Shikoni këtë foto, do të buzëqeshni. Engjëlli për të cilin më ndihmove të përgatitem në mënyrën më të bukur me këshillat e tuaja vëllazërore, është i njëjti engjëll, të cilën vajza juaj e çmuar Meadow e kërkoi për shoqëruese në ditën e martesës”, ka shkruar Diesel

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT