Sunday, October 2, 2022
BallinaSportMessi tregon përse refuzoi numrin 10 që ia ofroi Neymari te PSG-ja

Messi tregon përse refuzoi numrin 10 që ia ofroi Neymari te PSG-ja

Lionel Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për France Footbal ku ka folur për tema të ndryshme.


Ai gjithashtu u pyet edhe për numrin që sot mbanë në fanellë.

Pas trasnferimit te Parisi nga Barcelona, të gjithë prisnin që Messi të merrte numrin 10, numrin e Neymarit.

Madje edhe vet braziliani, për shkak të miqësisë që kanë mes vete dhe kohës që kanë kaluar së bashku te Barca, edhe zyrtarisht ia kishte ofruar numrin 10, por Leo nga rrespekti nuk kishte pranuar, raporton Gazeta Express.

“10-shi ishte për të. Kam ardhur te një ekip i ri për të ndihmuar. Ishte një gjest I jashtëzakonshëm nga ana e Neymar. E prisja duke e njohur Neymarin. Kemi kaluar kohë së bashku te Barcelona dhe jemi shokë. Më dukej më e drejt që ai të mbajë numrin 10 ndërsa unë mora numrin 30, numër që më pëlqen”, tha Messi.

Messi, që ditë më parë fitoi Topin e Artë, të shtatin në karrierë – nuk e ka nisur mirë aventurën me Parisin.

Në 12 ndeshje deri më tani, ai numëron vetëm katër gola dhe tri asiste – shumë, shumë larg shifrave të zakonshme.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT