Thursday, December 12, 2024
BallinaLajmeArrestohet presidenti i klubit të madh italian

Arrestohet presidenti i klubit të madh italian

Sipas “Ansa presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero është arrestuar nën dyshimin për disa keqpërdorime financiare por te cilat nuk kanë të bëjnë me klubin.

Ferrero është dërguar në burg mëngjesin e sotëm, ndërsa pesë persona të tjerë janë vënë në arrest shtëpiak.

Ai dha një intervistë për gazetën “La Repubblica” dy ditë më parë, duke thënë se ishte i lodhur dhe po kërkon investitorë që mund ta blejnë klubin.

“Pas tetë vitesh sakrificë, pasion, punë të palodhur, por edhe sulme e akuza personale, kam filluar të lodhem”, tha ai.

“Unë do të vazhdoj të bëj më të mirën për Sampdorian, por nëse ka blerës të gatshëm për të blerë klubin, ju lutem më prezantoni me ata, unë jam gati t’i dëgjoj, me kusht që t’i japin vlerën e duhur klubit”, deklaroi ai.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT