Tuesday, April 16, 2024
BallinaLajmeKy është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme në Kosovë

Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbaje mot i vranët dhe me intervale me diell.


Sipas njoftimit, vranësirat gjatë ditës së enjte parashihen të shoqërohen me riga të shiut, ndërsa në vise me lartësi mbidetare mbi 700 metra parashihen reshje të vogla bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celcius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celcius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se mot i njëjtë ka përcjellë vendin edhe gjatë ditës së sotme.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT