Ai mund të vdesë këtë natë
Me një të djegur plumbi
në gjoks te xhaketa
Ai shkoi te vdekja sonte
me këmbët e veta…
-A ke cigare? Më pyeti…
-Kam, i thashë,
-Shkrepëse?
-Jo,
cigaren le të ta ndezë plumbi,
i thashë
Mori cigaren dhe shkoi…
Ndoshta tani shtrihet sa gjerë gjatë.
Në buzë një cigare e pa ndezur
Një gjoks një plagë e djegur.
Shkoi.
Një shenjë goditjeje.
Mbaroi…
Poezi nga Nazim Hikmet