Tuesday, September 17, 2024
BallinaVitrina e libritGina Xhaferaj Kapaj-Labëria ime

Gina Xhaferaj Kapaj-Labëria ime

Labëria ime

O moj Labëria ime
Ti je rreze diellartë
zjarri që më djeg në vite
Bukuria e paparë.


Male, kodra, gërxhe brigje.
Lumi ju vjen ju vërdallë.
Bukuri mes bukurive
me relievin më të rrallë

.
Fusha brigje e gurra, kroje,
kudo ujë i ftohtë kristal.
Rrjedhja e tij nëpër hone
duket tamam ujëvarë.


Je model që të njeh bota
besnikëri e paparë.
Po doli fjala nga goja.
s’kthehet, se i theret djalë.


Kënga labe të ngre peshë,
jehojnë fjalët anë e mbanë
Se dhe zogjtë që janë në pemë.
Që të gjithë bëhen valltarë.


Vajta sot në një bregore
takova Bujar çobanë.
Folëm e u përshëndetëm
si mendja e tij nuk kisha parë.


Te ti malet puthen ndryshe
Me lumenjtë në luginë.
Shkojmë e vijmë si dallandyshe
Nuk harrojmë Labërinë.


Në lëndina ku derdhet dielli
Gjithë lulet këtu ndrijnë.
I potis vesë e mëngjezit
Si ajo e muajit prill


Të shikoj e jam krenare
që ti lulëzon çdo ditë.
Dasmat janë festivale
dasmë e Malos shtatë ditë.


Te ti çdo gjë ka lezet
Kudo prek veç bujari.
Kopracinë askush s’e njeh
Në krenaren Labëri.


Mishi i pjekur në hell
Nuk kam ngrënë jo, asnjë herë.
Revani e bakllava
Flutura që shkon në erë.


Për ty s’humb, jo, dashuria
Për burimet sytë qajnë.
I gëzojnë pisha dhe lisa.
Atë klimë kurrë s’e kam parë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT