Thursday, September 19, 2024
BallinaVitrina e libritSheqer Sina -DIMRI DHE ZOGJTË

Sheqer Sina -DIMRI DHE ZOGJTË

DIMRI DHE ZOGJTË

Mjegulla e dendur,
Diellin ka errësuar.
Era e fuqishme
degët ka rrëzuar…

Zogjtë rrëqeth i ftohti,
në pemë të vetmuar.
Foletë u janë prishur,
mbetën të pastrehuar…

Ky dimër i egër
Zogjtë i pakësoj,
Zogj të plagosur,
Përtokë po shikoj…

Ciceron ciu, ciu zogu i lënduar,
kërkon për ta ndihmuar…
Po zogjtë janë shumë,
Të gjithë s’i ndihmoj dot unë.

Dhe iu luta zotit t’i ndihmoj,
Dimrin e egër ta qetësojë.

SHERBELA BLEROI

Në mesnatë nga erozioni,
boshti i tokës u rrotullua,
befas dielli sytë m’i verboi…
Pas shumë vitesh sytë lotuar,
Këto rreze sytë m’i shëruan.

Në thellësi të shpirtit,
Errësira më kishte mbuluar.
Pa dashuri shpirtërore,
Nuk mund të jetohet vetmuar.

Shpirti kërkon shpirtin,
Vetëm zotin ëndërronte,
Sytë e përlotur të shpëtonte.
Zoti shpirtin e ndihmoi
Borës së malit diellin i dërgoi.

Dielli borën dendur,
Nëpër male shkriu,
Pastaj bora avulloi,
Dhe bulëza shiu formoi,

Toka plot bimësi prodhoi
Lule sherbela bleroi,
Jetë njerëzish për të shëruar,
Nga sëmundja e shekullit,
Shpirtrat për t’i kuruar…

SHPIRTI I NËNËS, PËR DJALIN

Shpirti i nënës, për djalin e saj,
Shkrihet në lot e kullon në vaj.
O shpirti im, ti gjendesh larg,
por unë çdo çast ndodhem pranë.

Në gjumë kur fle, te koka qëndroj,
kuranin me lutje të shenjta këndoj.
Dua të të shoh të lumturuar,
Me vajzën e bukur të dashuruar.

Shpirt i mamit, kokën tek ti mbështeta,
Të të mbroj nga hijet e zeza.
O shpirt, i shtrenjtë, t’u bëra diell,
akullnajën dhe retë t’i largoj në qiell.

Pranë teje çdo çast të qëndroj
Dashurinë e zemrën sime të të dhuroj,
gjakun nëpër vena të të shtoj.
Derisa të të shoh të lumturuar
me nusen tënde të bukur përqafuar.

Do t’u jap të gjithë frymën time,
Që të keni gjithmonë gëzime,
Dallgët e detit të mërgimit t’i kaloni,
tek unë të vini, të më përqafoni….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT