Tuesday, September 17, 2024
BallinaVitrina e libritEdmond Shallvari-Meteorë

Edmond Shallvari-Meteorë

Meteorë

Sot ditës me diell pashë meteorë
Më të ndritshëm se meteorët e natës
Dikush tha se po binte dëborë
Dhe pse qielli ishte i kaltër


Një tjetër tha:-Janë zogj shtegtarë
nga rrezet e diellit bardhuar
Shumë të tjerë thanë e ç’nuk thanë
Për qiellin meteorësh ndriçuar


Vetëm më pas kur ndodhi çudia
Mbetën të gjithë të habitur
Në tokë mbiu një mal me libra
Me emra autorësh të ikur

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT