Tuesday, September 17, 2024
BallinaVitrina e libritQerim Raqi- VDEKJA E FJALËS

Qerim Raqi- VDEKJA E FJALËS


VDEKJA E FJALËS

fjala nuk bie, si njerëzit
nuk jep shpirt fjala

nganjëherë e shtrydhim,
fjalën e ndrydhim derisa gjak të pikojë

E pështyjmë, e shtyjmë,
shpirtin ia nxjerrim fjalës

fjala nuk rrëshqet,
kurrë nuk vdes Fjala

ne e gjuajmë me gurë,
për fyti e kapim,
e lidhim nyje

pastaj e përtypim, e kafshojmë
fjalën duam ta hamë,
derisa në fyt na mbetet

fjala, Fjalë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT