Friday, April 26, 2024
BallinaVitrina e libritBukurie Bucpapaj-PËRTEJ.

Bukurie Bucpapaj-PËRTEJ.

PËRTEJ.

Përtej çdo sprove ,çdo sfide jetoj,
përtej çdo ankthi ,
shqetësimi,
Përtej kohës,,,unë do triumfoj,
Përtej lotëve ,e di vjen lehtësimi.


Përtej ëndërrës larg nga unë,
Përtej buzëqeshjes aq të shtirur,
Përtej asaj jap dashuri shumë,
Përtej asgjëje e bëj të mundur.


Se jeta filloj me lindjen time,
E mbaron kur jap frymën e fundit.
Përtej gjithçkaje rron muza ime,
Në vargje e shkruara,si kënga e poetit

.
Përtej yjesh , një yll do të ndriçojë,
e ju mirë do ta kuptoni, atë ndriçim,
Shpirti im nga qielli do iu dërgojë,
Atë të bukurën, të artën poezinë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT