Saturday, May 11, 2024
BallinaSportRrahmani nënshkruan kontratë të re me Napolin

Rrahmani nënshkruan kontratë të re me Napolin

Rrahmani nënshkruan kontratë të re me Napolin

Amir Rrahmani ka nënshkruar kontratë të re me Napolin.

Për këtë është i sigurt gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas tij, klubi italian dhe futbollisti kosovar do të jenë bashkë deri në vitin 2027, ndërsa kontrata e deritashme e qendërmbrojtësit ishte valide deri në vitin 2024.

“Amir Rrahmani e ka nënshkruar tash kontratën e re dhe afatgjate me Napolin. Do të jetë valide deri në qershor të vitit 2027, ashtu siç parashihej. Kontrata e re do ta përfshijë edhe opsionin valid për një vit tjetër”, ka shkruar Romano në Twitter.

Përfaqësuesi kosovar është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm i ekipit të Luciano Spallettit dhe kishte merita të mëdha në shpalljen kampion i Italisë të ekipit napolitan.

Së fundmi spekulohej për një largim të mundshëm të lojtarit në fund të sezonit nëse nuk do ta vazhdonte kontratën, por tash gjithçka është sqaruar dhe Rrahmanin do ta shohim edhe për një kohë të gjatë duke luajtur në stadiumin “Diego Armando Maradona”. /Gazeta Express/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT