Saturday, May 11, 2024
BallinaVitrina e libritPABLO NERUDA: UNË, NDOSHTA S’DO JEM…

PABLO NERUDA: UNË, NDOSHTA S’DO JEM…

Unë, ndoshta s’do jem, ndoshta s’mundem,
s’isha, s’pashë, s’jam:
ç’është kjo? E në ç’qershor, te cila pemë
u rrita deri tani, a do të vazhdoj të lind përsëri?

S’u rrita, s’u rrita, a vazhdoj të vdes?

Te dyert solla
zhurmën e detit
e kambanave:
veten pyeta, i magjepsur,
(me ankth më pas),
me zile, me ujë,
me ëmbëlsi:
vonë gjithmonë arrita.
Ç’isha më parë larg është tani
e vetes s’i përgjigjem më,
shumë herë prej saj unë ika.

Te shtëpia tjetër shkova,
te gruaja tjetër,
kudo,
pyeta për mua, për ty, për këdo:

e kur s’isha s’ishin as ne,
gjithçka qe fare bosh
se thjeshtësisht s’ish sot
qe dje.

Pse më kot kërkoj
te çdo portë kur ne s’jemi vërtet
se ende ndoshta s’kemi mbërritur?

Kështu arrita të kuptoj
që isha tamam si ty
e si gjithë bota.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT