Tuesday, September 17, 2024
BallinaVitrina e libritNexhmedin Caka-Analizë e përmbledhjes të poezive të Enver Sahitit;"

Nexhmedin Caka-Analizë e përmbledhjes të poezive të Enver Sahitit;”

Pas tri përmbledhjeve me poezi;”Jeta si valë deti”,”Gurët e vendlindjes”,”Plagët e porosisë lashtë”, si dhe Monografisë kushtuar këngtarës së mirënjohur Merita Sahitit, kësajë radhe poeti na vije me një sihariq me vlera të pa kontestueshme e të veçanta të poezive të përmbledhura nën titullin; “Drithërimë jete”.

Nga vet titulli i përmbledhjes që figurativisht don të thotë ; tronditje e shqetësim i ardhur nga tronditje e fortë; frikë e madhe; që në këto poezi i shpërshfaqë me ndjenjën më të thellë të shpirtit.

Duke i lexuar për herë të parë të ngjall një kolorit analog me poetët bashkkohor: si të Lasgushit, Agollit, Din Mehmetit, Ali Podrimes dhe Beqir Musliut e tj.Vetëm se në këtë rast kem të bëjmë me një poet të stilit të veçant si është Enver Sahiti. Që në poezitë e tijë mundesh ta kuptosh një botë të thyer së jashtmi, dhe pejsazheve impozante të vendit ku autori ka lind dhe është rritë.Këtë mozaik poetik e ndërtoi në poezitë e tijë, autorit i është dashur të ket ndier atë realitet deri në thellsi të shpirtit ta ketë kundruar nga jashtë të shkatrruar, që ti mbushen me pezëm ndjenjat e tijë nga dhembja e drithërimit.

Filloi rikonstruktimin e një modeli të veçant e të idealizuar, moderrn ta vendos përball asaj rrënoje të shkatrruar. Kështu autori, vendos një kohezion nga e cila mbeti vetëm mos-harresa nga imgjinata poetike si realitet. \

Realiteti poetik dhe reagimi i parreshtur i vet poetit në poezitë e tijë nuk lë hapsirë për të plotësuar asgjë, sepse ai ka përfshirë me korrektsi maksimale e imagjnative autoriale. Dhe vije në pah drithërimi si një riformatizim i jetës,me gjitha figuracionet, simbolikat, hiperbolat, krahasimet dhe figurat tjera stilistike, që paraqiten brenda kopertinave të këtij libri edhe rikujtesa që ringjallet duke marrë një dimension e pamje tjetër ,nga pak sureale por aktive gjithësesi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT