Tuesday, September 17, 2024
BallinaSportValbona Ahmeti-ATËROR

Valbona Ahmeti-ATËROR

ATËROR

Fluturojnë destinacioneve të ndryshme
në shtegtime
yje brezash me ide brilante
para vetës kanë synime
duket se të përbashkët me zogjtë e kanë qiellin
në sy e shikojnë diellin


derdhin djersën e dyfishtë
me vullnetin dhe forcën e çeliktë
fare të rinjë, të përsosur dhe me një bukuri të rrallë
stoik e kanë durimin
dorëzohen vetëm kur në galaktikën
e shpirtit i dërmon një mall
se koha e mërguar është tradhëtare
numërojnë ditët dhe muajt në kalendare
stinën e verës, shqisat e tyre e nuhasin
aromë vendëlindje thërrasin


nga gjoksi nxjerrin një frymarrje të thellë
merr hov dhe dritësohet çasti i nisjes
krahët mban shtrirë nostalgjia sa një qiell
e kujtimet e bukura nuk ia falin hedhtjes


në një ditë gëzimi buzëve të iu përtërihet një buzëqeshje
e fytyrat të marrin pamje të hirshme
në oazën e shpirtit rri pezull vetëm një dashuri aureolë
që kthen timonin drejt kopshtit Atëror!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT