Saturday, September 7, 2024
BallinaVitrina e libritYlli Pollogati-ASAJ NATE

Ylli Pollogati-ASAJ NATE

ASAJ NATE
Asaj nate, ku mbrëmja ishte vrarë
Gjoksit, flokun tënd gjeta.
Dera e zgrifët, një shteg i lehtë u bë,
Ku pranë teje më afroj.
Aromën tënde ndieva e
piva verën buzëve të tua,
mbetur asaj gote
Dhe me sy, në shtrat të shtriva…
Ehh.. e di..dhe e ndjej deri në esht’ dashurin tënde,
Që në thellësi të shpirtit më ruan e më puth sa herë më ndjen e syve më mer.
Pak më tutje Ti përgjonë e
qesh nën vete,
Ashtu, kokë pakrehur,
Si një e kënaqur, e dehur, ku etjen shumë ma joshje.
(Jo si retë, qiellin për shi…)
Ajo qeshje, fan i fuqishëm u bë,
Ku ret e shpirtit viteve gurloti kthyer,
cop e çika i thërrmoi
Dhe dashuria ecën…
Ecën në heshtjen e një ëndrre,
Si një këngë bukurie…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT