Saturday, September 7, 2024
BallinaShowbiz‘Isha dhe jam shqiptare’/ Anna Oxa rrëfehet për origjinën shqiptare: Kam jetuar...

‘Isha dhe jam shqiptare’/ Anna Oxa rrëfehet për origjinën shqiptare: Kam jetuar si e huaj në Itali..

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Anna Oxa, e nisi karrierën e saj në Itali. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Domenica In” në Rai 1, ku ka dhënë detaje nga jeta personale.

Oxa shprehet se zhurma e qyteteve nuk i pëlqen dhe për këtë arsye është zhvendosur me një banesë në natyrë.

“Jam në mal, në natyrë të vërtetë, e rrethuar me maja e pemë”, tha artistja.

Ndërkohë prezantuesja e njohur, Mara Venier, e cilësoi këtë zgjedhje si drastike, por që këngëtarja e korrigjoi menjëherë:

“NUK ËSHTË DRASTIKE, NATYRËN E KAM GJITHMONË PRANË, JETESA NË QYTET ËSHTË BËRË E RËNDË, TË JETOSH NË NATYRË ËSHTË SHUMË MË E PËLQYESHME PËR MUA, NATYRA KA DIÇKA TË VEÇANTË, NUK KE NEVOJË TË THUASH KUSH JE, ÇFARË BËN, NATYRA E DI, DHE TI JE I LIRË TA PERCEPTOSH KËTË HESHTJE QË FLET.

Por jo vetëm kaq pasi Oxa ka treguar me krenari për origjinën e saj shqiptare:

“ASKUSH NUK E DI QË KAM LINDUR NË NJË FAMILJE NË BARI, NËNA DHE BABAI IM JANË SHQIPTAR. ISHA DHE JAM SHQIPTARE DHE ËSHTË NJË GJË E RËNDËSISHME, SEPSE JETA INTENSIVE QË KISHA ISHTE E NJË TË HUAJI NË ITALI”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT