Saturday, September 7, 2024
BallinaVitrina e libritLida Bashllari-TI

Lida Bashllari-TI

TI

Ti s’më bëre pjesë të ëndrrës tënde.
Nuk më deshe e s’doje të më bëje.
Ndaj mos thuaj fjalë që ngjallin dhimbje,
Binde veten edhe zemrën tënde.


Ti kujton se ndjenja është naive,
E gënjen me fjalë të shprehur bukur.
Nuk mendon që shpirti shumë thellë vritet
Ti harron, se femrën sheh si kukull.


Që të luash aq sa të mërzitesh
Dhe ta flakësh tutje pa mëshirë.
S’të kujtohen fjalët dhe premtimet
Dikur isha gjysma më e mirë.


Tani thua shumë më paske dashur.
Veçse s’kishe brumë për një Venerë.
Dhe kërkon vendin që s’ke pasur ,
Nuk më mbush dot mendjen këtë herë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT