Thursday, September 19, 2024
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-HESHTJA

Murtez Asllani-HESHTJA

HESHTJA

E mirë është heshtja
kur është me vend,
por mos hesht
për secilin send.

Në heshtje rrihet,
kur është nevoja,
por jo për çdo punë
të mbyllet goja.

Bëhu i urtë
dhe pak duro,
për asgjë
mos u frikëso.

Mos rri në heshtje
kur ka padrejtësi,
fol e diskuto
sikur njeri.

Mendjemadhësia
dhe fjala pa vend
e shëmton njeriun
e bën pa vlerë.

Hesht o njeri
por jo për çdo gjë,!
Bëhu trim dhe burrë
dhe ngrite atë zë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT