Ai ishte prej lojtarëve më të dalluar, duke e ndihmuar skuadrën të sigurojë vendin në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.
E vet Zhegrova ka shprehur dëshirën për t’u larguar te një klub më i madh.
Megjithatë, Lille e ka “bllokuar” yllin kosovar.
Presidenti i klubit francez u shpreh se vetëm lojtarët Leny Yoro dhe Jonathan David mund të shiten, duke ia bllokuar çdo derë Zhegrovës.
Për shërbimet e kosovarit pati interesim nga shumë klube evropiane, përfshirë Juventusin.