Saturday, July 20, 2024
BallinaSportBellingham në finale e sheh Anglinë dhe Spanjën

Bellingham në finale e sheh Anglinë dhe Spanjën

Jude Bellingham është shprehur i bindur se Anglia do të kalojë në finale të Euro 2024.

“Tre Luanët”, nuk kanë bindur me paraqitjet e tyre në këtë garë, pasi kanë kaluar kundërshtarët me shumë mund që nga faza e grupeve e deri në këtë të eliminimit direkt.

Por, Bellingham është i bindur se Anglia do të kalojë në finale të Kampionatit Evropian, për të dytën herë radhazi, pas asaj të Euro 2020.

“Finale Angli – Spanjë? Le të shpresojmë që të ndodhë kështu. Spanja ka luajtur shumë mirë në këtë Evropian, kështu që gjithçka është e mundur”, tha ai.

“Gjithsesi unë jam i përqendruar vetëm tek Anglia ime, shokët dhe skuadra. Gjëja më e rëndësishme është që të kualifikohemi në finale”.

“Ndaj Zvicrës zhvilluam ndeshjen më të mirë në Gjermani. Jam krenar për shokët e skuadrës, treguam karakter, cilësi që e shfaqëm edhe në goditjet e penalltive, pasi nuk e kishim të lehtë”, u shpreh më tej 21-vjeçari.

Anglia përballet në gjysmëfinale me Holandën të mërkurën e javës së ardhshme.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT