Wednesday, September 18, 2024
BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-MOS IK!

Arjana Fetahu Gaba-MOS IK!

Mos ik ti këndojmë plagëve që s’shërohen,
Këngën e shtegtarëve vjeshtëve të vona,
Ndize një zjarr dimri se po vjen veri,
Me lot t’u këndojmë ditëve tona.


Pranvera është strukur e s’di a në çel,
Atë syth që do diell syrit tim,
Ajo është fshehur nga një e grinjtë mantel,
E nga kënga jonë mbase gjen një shpëtim.


Kitara qan teksa drurët po digjen,
As këtë liqen se vë dot në gjumë,
Dhe vargjet e hënës që shkroi poeti,
Më dhimben sot pak më shumë.


Dimri i gjatë brënda meje bën ftohtë,
Dhe si zog pa krahë fluturimeve po bie,
Një copë thëngji m’digjet nëpër plagë,
Sa mirë do të qe po të rrije.


Ju erëra mali shkundni pa mëshirë,
Tinguj shirash të nxjerr një mërzi,
Këto vargje poeti luten hënës së dlirë,
“Frymomë shpirtit tim, dashuri”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT