Tuesday, September 17, 2024
BallinaSport50 milionë euro në sezon, Ancelotti merr super ofertën

50 milionë euro në sezon, Ancelotti merr super ofertën

Drejtuesit e Saudi Pro League kanë lënë një ofertë të hapur për trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti.

Sipas Radio Marca, Arabia Saudite ka trokitur në derën e Ancelottit në përpjekje për ta bindur atë të shkojë në kampionatin arab.

Ka një ofertë prej 50 milionë euro në sezon në tavolinë dhe do të vinte direkt nga PIF.

Nuk ka një skuadër specifike, por një nga klubet e mëdha në Arabi do ta mirëpriste atë.

Oferta është për vitin 2026, kur do t’i ketë skaduar kontrata me Realin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT