Wednesday, September 18, 2024
BallinaVitrina e libritMarissa Rrasa Ashiku-Mendime të uritura

Marissa Rrasa Ashiku-Mendime të uritura

trup rrudhur,
e duart mbledhur grusht
mbi barkun bosh,
përkëdhelje të plogështa,
thyhen
mbi ditë të trishta,
e unë s’ia mohova dot vetes
kujtesën…


truri im, sfungjer i tejmbushur,
… më pikojnë mendimet
mbi shpatulla,
që mos të bien, e dikush ti shkel,
i mbledh brenda flokëve
t’thurura si një shportë…


Ec e pengohem
mbi trupin e indiferencës,
që bota ka ndarë pjesë – pjesë,


lutja më bie prej buzëve
drejt e në duar,
e unë filloj mbledh
xixëllonjat e humbura,
i lidh prej bishti nji nga nji
si rruzare,
e i kaloj nëpër gishtërinj
ndërsa lutem…

.
Paçim uri për dritën…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT