Tuesday, October 22, 2024
BallinaVitrina e libritIsmail Xhaferi -Udhëve të Gjirokastrës

Ismail Xhaferi -Udhëve të Gjirokastrës

Udhë që zbresin, udhë që ngjiten,
Një kala me ca bedena,
Ec ngadalë, o udhëtar,
Ec ngadalë, se zgjon legjenda!


Legjende e parë e Argjiros,
Që prej shekujsh s’mund të flerë,
Ja, shiko, si një shqiponjë
Ulet mbi malin e Gjerë!


Ndalu pak te Topullarajt,
Derë me kanata të rënda,
Hapen-mbyllen dalëngadalë,
Gjithë lavdinë s’nxë dot brenda.


Ndalu te busti i Çerçizit,
Prapë në këmbë për mëmëdhenë,
Kapedanët kurrë s’shtrihen,
Luftëtarët kurrë s’flenë.


Ec ngadalë, o udhëtar,
Dhe shiko diku mbi male,
Se zbret Muzo Asqeriu,
Me një trastë me ideale!


Ndal te Bulja, Persefoni,
Që dhe vdekja s’i ka ndarë,
Te dy vajzat që i varën,
Ndalu pak, o udhëtar!


Ec ngadalë në Gjirokastër,
Siç ecën në qiell reja,
Se diku nëpër sokaqe,
Mund të shfaqet Musineja!


Ndal te porta e Çabejt,
Rri në heshtje dhe dëgjoje,
Gjuha shqipe gurgullon,
Porsi uji në “Shtatë kroje”!


Gjithë qyteti me lavdi,
Në çdo pllakë e në çdo gur,
Frymë merr nga Kadareja,
“Një kronikë” që nuk s’vdes kurrë.


Udhë që zbresin, udhë që ngjiten,
Një kala me ca bedena,
Ec ngadakë, o udhëtar.
Se kudo zgjohen legjenda!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT