Tuesday, October 22, 2024
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti -FJALËT QË S’TI THASH KURRË !

Zymer H. Haliti -FJALËT QË S’TI THASH KURRË !

Ishte pasdite e muajit të freskët tetor
Nga larg të vështroja tek flisje n’koridor
Unë i strukur në kënd afër murit guror
Të shikoja ëmbël me ato faqet si mollë

Ajo ditë iku dhe kaluan muaj s’të pashë ty
Ndonëse të kërkoja rrugëve nëpër qytet
Atë fytyrë të bukur,të kristaltë dhe ata sy
I kërkoja çdo ditë,natë,javë,muaj dhe vjet

Askund s’të takova ty e bukura e dheut
Thonin se ke shkuar jasht në perëndim
Fjalët që kisha zgjedhur si të Romeut
Mbetën në mendjen time si shtrëngim

Ecë edhe sot asaj rruge ku të takova ty
Kërkoj të të shoh vetëm dhe njëherë në sy
Të kuptoj të vërtetën,vallë më ke dashur
Apo vetëm unë në mendje të kam pasur

S’di nëse mund ta quaj se ishte dashuri
Kur nuk arrita asnjëherë të flas me ty…
Por,e di që të kam dashur siç do një i ri
Edhe sot nga larg ëndërroj për ata sy…!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT