Bedri Hamza, Gazmend Muhaxheri dhe Imri Ahmeti kanë hequr dorë nga marrja e postit të deputetit.
Që të tre kandidatët për deputetë që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, kanë vendosur ta mbajnë postin e kryetarit të komunës, transmeton Periskopi.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se Gazmend Muhaxheri zëvendësohet me Arben Gashin, Imri Ahmeti me Paris Gurin dhe Bedri Hamza me Rashit Qalajn.
“Gazmend Muhaxheri kryetar i komunës në Pejë dhe Imri Ahmeti kryetar i komunës së Lipjanit. Japin dorëheqje nga marrja e mandatit të deputetit dhe Bedri Hamza kryetar i komunës në Mitrovicë kanë hqur dorë nga marrja e mandatit të deputetit. Muhaxheri zëvendësohet me Arben Gashi, Imri Ahmeti me Paris Guri dhe Bedri Hamza me Rashit Qalën”, tha kryetari i KQZ-së.