Sunday, June 1, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri -LAMSH I DHEMBJES

Valbona Kolaveri -LAMSH I DHEMBJES

Lamsh i dhembjes po bie rrokullamë teposhtë
Të shtyp angështitë tejpërtej,
Ka ditë ,ku mbërthesat e çasteve shkapërdredhen me një farë feje
E ti lshojn minutat me u ba vite zori
Që s’mundesh me kaplu as veten,
E ktu, pështjellimet e mrenshme
Të bahen se ta gërdisin gjithë çka ke kalu
Për një sekond,
Është kaq e ftohtë kjo stinë,
Sa ndihem e mbërthyeme ndër morsa mërzie
E sytë mbahen kot,
Se lamsha lotësh presin me u shkapërdredhë me më thanë tash
Ke me u knaqë me shfry boll.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT