Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritIrma Kurti-Streha e kujtimeve

Irma Kurti-Streha e kujtimeve

Streha e kujtimeve

Pashë në ëndërr shtëpinë në Tiranë
dhe shpirti m’u mbulua me trishtim:
shirat e lagnin nga të gjitha anët,
erërat e rrihnin fort e pa mëshirë.

I ftohti s’kishte trokitur në portë,
oh, ajo nuk hapet prej shumë kohësh.
Me dashuri përpiqesha ta mbështillja,
atë dimër ish e pambrojtur, e dobët.

Streha e kujtimeve që s’vdesin kurrë
lagej e vjetërohej përpara syve të mi,
fotot, librat si dhe globat e dëborës
në gjoksin tim i mbështolla si fëmijë.

U zgjova, jastëku ishte krejt i qullur, 
s’kuptoja: ishin lotët a shirat pafund.
Më dhimbte zemra, dimri ishte spostuar,
të ftohtë dhe mornica ndjeja në trup

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT