Nje lot I nje poeti, pas psheretimes te thelle,
Ortek rrembyer, permbi deboren qe te vret,
Me rrokullima te shpirtit, trazuar ne dert,
Mos lendo, poetin se trazon nje det.
Nje zemerim I poetit, mbeshtjelle me deshperim,
Stuhi qe çan malet, me force e ulerime,
Sikur toka çahet, e s’ka me blerim,
Mos lendo poetin, se lendon lirine.
Kur I dhemb zemra, ajo aq e madhja,
Dije se gjithe bota, nje dhimbje e ka,
Ne filloj te shkruaj, dije eshte lenduar ,
Dije se ka dallge, dallge te medha.
Ja u jep gjithe zemren, sa here qe ta doni,
Ja u fal te gjithen, çdo rrahje nje shkronje e mban,
Nese ndihesh keq lexo nje varg prej zemre,
Shpirtin per ju ngre peshe, rrahjet me ty I ndan.
Arjana Fetahu Gaba