Sunday, April 26, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Maria Ajdhoni-VAJZAT LUNXHIOTE

Mimoza Maria Ajdhoni-VAJZAT LUNXHIOTE

Lunxhëri moj zonjë,
me kësulë mbi sy,
mbretëreshë e lindur,
ç’vajza mban në gji!

Të parat në valle,
të parat në këngë,
ngjyrat e ylberit,
i mbleksin në mëngë!

Të qëndisur bukur,
yjet mbi fustan,
sa zili i paska,
qielli që i mban!

I merr nga fustanet,
i strehon mbi buzë,
puthjet dehin natën
edhe bëhen muzë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT