Thursday, August 7, 2025
BallinaVitrina e libritE premtja poetike me poeten Brikenë Ceraja-Beka

E premtja poetike me poeten Brikenë Ceraja-Beka

MË FAL PAK DASHURI

Më fal pak dashuri
Në heshtje
Kur koha ndalet
Të pres për pak dashuri
Edhe pse heshtja ka vdekë
Trupi yt ma nuk fal
As zjarr në dashuri
Do të vij një ditë
Me Karontin në Akeront
Të të zgjoj nga shtrati
Të ta marr atë dashuri
Që ta fala në gur.

SONTE

Ajo heshtur
Kalonte rrugën e fundit
Duke psherëtirë për kohën e shkuar
Një çift shfrynte epshin në mes të rrugës
Kitaristi këpuste telat me tingujt e vjetër
Lypsari kërkonte lëmoshë
Nga lypsari
Fëmija kërkonte buzëqeshjen e humbur
Engjëjt e djajtë
Loznin lojën e tyre
Në udhëkryqin e fundit
Të kryeqytetit të humbur.

Nën hijen e llambës

Kam me fjetë mbi andrrën tane
e me gjumin e thellë kam me aktrue si Helenë
ne lumin e vdekur kemi me diellzu
ta kujtojmë kohën kur s’i falnim puthjet
s’kam me të lanë me ra në andrrën pa diell
atje në fund të tokës kam me të gjetë
nën hijen e llambës kam me u fshehë
dritën kam me ta dhanë përjetë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT