BallinaVitrina e libritBlerina Behari-Sikur

Blerina Behari-Sikur

Pse natyra nuk më buzëqesh rishtaz?
Sikur arsyen ta dija,
se lija të digjej e heshtur.
Ndodh që humbet e mistershmja….

Sikur të mund të më fliste gëzimi,
të fluturoja sipër reve shtëllungore…
Në momente magjiplotë fshihet pasioni xanxar,
në fletën kalendarike ngjyrë viti endet grisja sezonale e gjetheve,
përgjatë shkrirjes së ngjyrave,
tretet lumturia në të kuqërremtën e dëshirave.

Sikur …..
të isha era që vritet gjëmbave të trëndafilit….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT