Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritPoezia e Xhemajl Mustafës për Adem Demaçin

Poezia e Xhemajl Mustafës për Adem Demaçin

MES GRILASH – FENIKS

Akrostik Agimin e zi po e ngjyros me lotë kujtimi

Derisa këngën po e thyej nëpër fytyrën tënde

E në heshtje po tretem e fikem si jetimi

Me ndezë dëshirat e fjetura si krande

Dhe prore po zbres në sytë e rrugëve kah ti

E ëmbël është vdekja në qëllim

– Me e puthë atë dritë në horizonte që rri

Akoma i etur jam në këtë varg, i humbur në trishtim

Qetësi e natës kridhet në grila e mbërthyer

I lodhur një zog diku me krahë të thyer

Tash këngës ia thotë me afsh në gji

– I amshuar balsam në varg qëndron

Këngë ngadhënjimi lyrë e poetit shënon

Rrugët ndrit qëllimi në këtë natë plot vetmi

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT