BallinaVitrina e libritSafet Syla-EDHE 14 DITË…

Safet Syla-EDHE 14 DITË…

Edhe katërmbëdhjetë ditë,
Në Hagë, numëron kohën heshtja,
Kosova rri zgjuar, me zemrën e thyer,
Mbi qiellin e Prishtinës po lind një shpresë.

Në çdo dritare ndizet një kandil,
Në çdo zemër shqiptare ora po numron,
Emrat e Çlirimtarëve bëhen të fortë si gur,
Fotografit e tyre të qendisur në flamur.

Prishtina po përgatit sheshin për festë,
Me lule, me flamuj, me këngët e krenarisë,
Më 16 Shtator, do të hapen dyert e lirisë, Lotët e gëzimit do të bëhen lumë përsëri, Do të jehojë sheshi, si malet kur buçasin, Kur bijtë e lirisë të kthehen në shtëpi,
Do të përqafohemi si vëllezër e motra,
Dhe qielli do të mbushet me lot e dashuri.

Edhe katërmbëdhjetë ditë…
Presim me besim të hapen portat në Hagë,
Se shpresa është ylli që nuk fiket në stuhi, Kosova do të ndizet nga gëzimi në flakë,
Çlirimtarë, mirë se vini në tokën e lirisë!

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT