E dua thjeshtësinë si ato lulet erëmira,
Të shkëlqejë si yjet në qiell,
Të përcjell aromën me shumë ngjyra,
Të shpërndajë ngrohtësi si rreze diell…
Të vlerësoj çdo kënd dhe një pellëmbe tokè,,
Atë që na rriti dhe shërbeu me zemrën plot,
Si një lule borë e bardhë të dhuroj mirësi,
Të ujis respekt dhe dashuri në çdo avlli.
E thjeshtë me mirekuptim dhe zemër,
Te flasë fjala dhe mendimi i ëmbël,
Si valë deti të lundrojë e bukur,
Paqen pa zhurme , të përcjellë si flutur!
