Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritKËTU PO MASHTROVE, QUHESH BURRË I NDERSHËM!-POEZI NGA ARBEN DUKA

KËTU PO MASHTROVE, QUHESH BURRË I NDERSHËM!-POEZI NGA ARBEN DUKA

Jam një burrë i ndershëm,
Po jam kot së koti,
Këtu po të vjedhësh,
Quhesh burrë i zoti!

Kam goxha guxim,
Po s’jam trim vërtet,
Këtu po të vrasësh,
Quhesh trim me fletë!

Nuk di të gënjej,
Një zakon i hershëm,
Këtu po mashtrove,
Quhesh burrë i ndershëm!

Nga cepi në cep,
S’hidhem me vërtik,
Po ai që hidhet,
Quhet “elastik”!

Jam njeri besnik,
E liga s’më josh,
Sot quhesh “besnik”,
Po të jesh kodosh!

Thonë që kam talent,
Unë për poezinë,
Po kjo s’llogaritet,
Kur nget Qeverinë!

DITA rri në këmbë,
Dhe nuk bëhet urë,
Po ja, kush e dredh
Këtu quhet burrë!

Adhuroj me shpirt,
Shqiponjat e malit,Po sot të sfidojnë,
Zhabat e moçalit!

Unë jetoj me këngën,
E bilbil gjyzarit,
Po sot vlerësohet,
Zëri i gomarit!

Gjithmonë më ka

Buka e hallallit,
Këtu s’vlen po s’more,
Nga arka e djallit!

Shqipërinë e dua,
Mbi çdo gjë në botë,
Ata që e shesin,
Quhen patriotë



TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT